Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i bindur se nuk do të vije deri tek një marrëveshje me Kosovën, por se do të luftojë për një gjë të tillë “me gjithë zemër”.
Vuçiq në një intervistë në TV Prva, ka thënë se me siguri nuk do të ketë ndonjë zgjidhje, sepse sipas tij ka objektiva të ndryshëm dhe faktorë në botë të cilët janë në gjendje me anë të rrjeteve të tyre të agjencive të shkatërrojnë çdo përpjekje për bisedime dhe marrëveshje.
Siç shkruan tutje Tanjug, presidenti serb ka thënë se paqja dhe stabiliteti janë thelbësore dhe se luftë nuk do të ketë derisa dikush të mos sulmojë fizikisht serbët dhe filloj ti vrasë ata.
“Paqe do të ketë, sepse e ruajmë paqen dhe luftojmë për paqe, deri sa dikush fizikisht fillon të sulmojë dhe të vrasë serbët”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
“Një incident na çon në një përplasje. A duam ta shmangim këtë? Shpresojmë të jemi të zgjuar”, ka thënë ndër tjerash presidenti i Serbisë