Site icon PrishtinaPress

Vuçiq: Dy shtete po kërkojnë që Marrëveshja e Ohrit t’i bëhet kusht Serbisë në rrugën për anëtarësim në BE

epa10546899 Serbian President Aleksandar Vucic speaks during a press conference with Greek President in Belgrade, Serbia, 28 March 2023. President Sakellaropoulou is on an official visit to Serbia. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dy shtete po kërkojnë që Marrëveshja e Ohrit të bëhet kusht për Serbisë në rrugën për anëtarësim në BE, por shtoi se nuk mund të pranojë një gjë të tillë.

“Së pari, të shohim se çka do të ndodhë, sepse ata nuk mund të injorojnë diçka që kanë diskutuar me mua. Pas secilës vizitë të tyre, edhe pas Ohrit, unë dola dhe thashë qartë çka pranojmë dhe çka nuk mund të pranojmë, sepse deklarata ime është edhe qëndrim i shtetit”, tha ai.

Ai në një intervistë për NIN tha se u ka thënë deputetëve në parlamentn e Serbisë që nuk diskutohet për pranimin e Kosovës në OKB.

“I kam takuar francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët për këtë. Të gjithë e dinë”.

Ai tha se ekziston mundësia që Marrëveshja e Ohrit të bëhet pjesë e procesit të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.

“Disa nga ta e duan këtë. Nuk më takon mua të them se cilat shtete po shtyjnë fort, nuk jam i sigurt nëse e duan edhe të tjerët, kështu që do të shohim.

Exit mobile version