13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Do t’i kërkojmë KFOR-it ta lejojë hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë – e dimë që do të refuzohet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një adresimi ka folur për arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë, Dejan Pantiq në veri të Kosovës.

Vuçiq këtë veprim e ka qujatur si “të pamatur”, duke thënë se ai deri vonë ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“E akuzojnë për terrorizëm dhe këto janë gjërat që ata po i bëjnë për popullin tonë”, tha Vuçiq.

Po ashtu bëri të ditur se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë për lejimin e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

“Ne u dakorduam sot për tekstin që t’i dërgojmë një kërkesë komandantit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244 për të siguruar dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës dhe vendimi i Qeverisë – për këtë çështje do të merret të hënën ose të martën”.

“Sigurisht që nuk kam iluzione dhe e di që do ta refuzojnë këtë kërkesë”, deklaroi Vuçiq.

Më tej foli edhe për kërkesën e Kosovës për të aplikuar për pranim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, kjo është shkelje e marrëveshjes së Washingtonit.

“Pishtina e ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit, dhe me 15 dhjetor do të bëjnë kërkesë për pranim në Bashkimin Evropian. Unë i kam dërguar letër presidentëve dhe kryeministrave të pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, që në këtë rast, vetëm shtetet sovrane dhe të pavarura mund të aplikojnë për pranim”, u shpreh Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img