Site icon PrishtinaPress

Vuçiq: Do të shohim se si do të reagojë tani Kosova ndaj mesazhit të SHBA-së për dinarin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se tani do të shihet se si do të reagojë Kosova pas mesazheve të fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heqjen e dinarit.

“Ne po analizojmë atë që kanë thënë përfaqësuesit e disa vendeve, më duket se përshtypja ime, ajo që thashë mbrëmë ishte e saktë, kështu që do të shohim tani, do të shohim pas mesazheve të fundit se ku amerikanët kërkojnë vonesë të Katër muaj si do të reagojë Prishtina, mendoj se ato gjëra nuk janë të parëndësishme”, tha Vuçiq

Vuçiq, ndër të tjera, i është përgjigjur pyetjes se a ka marrë mesazhe nga liderët botërorë apo dikush tjetër se si ka shkuar seanca dhe a ka pasur mbështetje apo presion, duke thënë se ndoshta e kanë analizuar fjalimin e tij, raporton Tanjug.

Ai ka thënë se ka presione në baza ditore, por jo për këtë, pasi seanca tashmë ka përfunduar.

Exit mobile version