3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq do të kërkojë ndihmë nga Trump dhe Macron për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të vizitojë Parisin më 11 nëntor me rastin e 100 vjetorit të fitores së ‘Luftës së Madhe’.

Para se të udhëtojë për në Francë, Vuçiq do të takohet me Putin dhe Si Jinping.

Hap në zgjidhjen e problemit të Kosovës do të mund të bëhet në nëntor, kur presidenti Aleksandar Vuçiq ka mundësi të takohet në Paris me udhëheqësit e Francës dhe Amerikës, Emanuel Macron dhe Donald Trump, shkruan ‘Novosti’, transmeton lajmi.net.

Më 11 nëntor ata do të marrin pjesë së bashku në një paradë të madhe ushtarake në kryeqytetin francez ndërkohë Vuçiq do të përdorë këtë mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet me disa nga liderët më të lartë të botës për Kosovën dhe do të përpiqet të marrë mbështetjen e tyre për një zgjidhje kompromisi.

Gazeta thekson se takimet në Paris mund të jenë majat e ofensivës diplomatike të Vuçiqit në lidhje me Kosovën pasi ai do të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin vetëm pak ditë më parë rreth problemit të kësaj çështje.

Po ashtu, Vuçiq do të paraqesë vizionin e tij për Kosovën në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila fillon më 25 shtator në Nju Jork.

Sipas, ‘Novostit’ zyrtarët amerikanë kanë zbutur ndjeshëm retorikën rreth Kosovës në muajt e fundit dhe kanë filluar t’i bëjnë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të gjejnë një ‘zgjidhje kreative’.

Raundi i ri i dialogut pritet të nis në shtator, por Beogradi kërkon që në fillim të zbatohet marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img