0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “do të bëjnë gjithçka” për të ruajtur sigurinë e qytetarëve, pas protestave masive të opozitës kundër partisë së tij.

Ai të hënën është takuar me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, duke thënë se e ka informuar mbi trazirat e së dielës.

“E informova ambasadoren Bocan-Harçenko për trazirat e mbrëmshme në Beograd dhe përsërita se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe Serbinë tonë. Shkëmbyem mendime për raportet dypalëshe, situatën në rajon dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike. I përcolla ambasadorit urimin që dy kombet tona t’i presin festat e ardhshme dhe Vitin e Ri në paqe dhe begati”, ka shkruar Vuçiq në Facebook.

Mijëra persona protestuan të dielën para institucioneve të Serbisë në Beograd, duke kundërshtuar rezultatin zgjedhor, e duke akuzuar partinë e Vuçiqit për vjedhje të votave.

Vuçiqi ka thënë të dielën se asnjë revolucion s’po ndodh në Serbi dhe se “shteti është mjaft i fortë për të mbrojtur demokracinë”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img