0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Dialogu pothuajse nuk ekziston, na dëmtoi deklarata e Putinit për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë shtypi, ka folur lidhur me takimin e fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe për deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin lidhur me Kosovën në takimin e tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Presidenti serb, siç transmetojnë mediat serbe, ka akuzuar palën kosovare se nuk dëshiron dialog, duke thënë se dialogu me Kosovën pothuajse nuk ekziston.

“Ne iu qasëm seriozisht [dialogut], por zotërinjtë nga Prishtina nuk duan dialog. Deri në pakuptimësi, refuzuan gjithçka. E gjithë politika u orientua të luajnë lojën e Zelenskit dhe shumë do të ishin të famshëm dhe do të luajnë rolin e viktimës pa u bërë askush asgjë”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Presidenti i Serbisë të mërkurën ka qëndruar në Berlin, sikurse edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku kanë zhvilluar takime të ndara me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ndërsa, po të njëjtën ditë në Berlin, Kurti dhe Vuçiq janë takuar në darkë jo formale me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Vuçiq në konferencën e sotme për media tha se situata e Serbisë ka ndryshuar për keq pas deklaratave të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Presidenti serb tha se “i gjithë Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë që të shkojë shpejt kah njohja e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që t’i thotë Putinit se Kosova nuk mund të krahasohet me atë që po ndodh në territorin e Ukrainës”.

Sipas tij, “një numër i vogël vendesh thonë se janë në favor të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës” dhe se “një numër në rritje kërkon njohje reciproke”.

“Pozicioni ynë është më i vështirë falë reagimit të bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai.

Vuçiq citoi deklaratën e Putinit nga biseda me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 26 prill, e cila ka të bëjë edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Pse e lexova këtë? Për të mbrojtur interesat ruse, Putin gjeti një bazë ligjore për pushtimin e Ukrainës, një bazë politike dhe ligjore që mbron vendimet e GJND-së dhe përdor precedentë ligjorë dhe politikë të vendosur nga vendet perëndimore në teritorin e RFJ dhe Serbi “, tha Vuçiqi.

Vuçiq tha se Serbia “po paguan çmim të lartë” edhe për faktin se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka sanksionuar shtetin rus, me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img