residenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohen të dielën.
Kështu bëjnë të ditur burime diplomatike evropiane të agjencisë serbe ‘Tanjug’ e cila thekson se dy homologët do të takohen më 24 qershor në raundin e ri të dialogut në Bruksel, përcjell lajmi.net.
Në takim Vuçiq dhe Thaçi do të flasin për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
‘Tanjug’ shton se zbatimi i marrëveshjeve të arritura do të jetë tema e dytë e rendit të ditës së diel.