0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq dëshiron kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ish-zëdhënësi i KFOR-it: NATO s’do ta lejojë kurrë

Ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso ka thënë se Serbia mund të t’i kryejë vetëm 4 funksione sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Grasso tha se asnjëra nga funksionet që mund t’i kryejë Serbia nuk janë në përputhje me situatën aktuale dhe qëllimin e Vuçiqit.

Ai tha se NATO dhe KFOR-i nuk do ta lejojnë kurrë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

“Sipas Rezolutës 1244, personeli serb mund të lejohet të kryejë VETËM 4 funksione dhe ASNJË prej tyre nuk është në përputhje me situatën aktuale dhe qëllimin e z. Aleksandar Vuçiq, i cili e di mirë se NATO dhe KFOR-i nuk do ta autorizojë kurrë këtë!”, ka shkruar Grasso në Twitter.

Ai publikoi gjithashtu këtë pikë të rezolutës në të cilën thirret Serbia.

“Pas tërheqjes, një numër i rënë dakord i personelit jugosllav dhe serb do të lejohet të kthehet për t’i kryer funksionet e mëposhtme: Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe praninë ndërkombëtare të sigurisë; Shënimi/pastrimi i fushave të minuara; Mbajtja e një pranie në vendet e trashëgimisë; Mbajtja e pranisë në pikat kyçe kufitare”, thuhet aty.

Grasso këtë e bëri duke i replikuar gazetarit Besnik Velija, i cili kujtoi një moment nga viti 1999, kur komandanti gjerman, Helmut Harff i kishte dhënë ultimatum oficerit serb që për 30 minuta të largohen nga Kosova.

Në Beograd së fundmi kanë përmendur mundësinë e kthimit të ushtarëve serbë në Kosovë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi të shtunën se do t’i kërkojnë KFOR-it që të sigurojnë dislokimin e ushtarëve dhe policëve serbë në territorin e Kosovës “në përputhje me Rezolutën 1244”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img