Eurodeputetja nga radhët e të Gjelbërve, Viola von Cramon, i ka vlerësuar si “marrëzi absolute” akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se organizata nga Gjermania, përfshirë edhe Partinë e Gjelbër gjermane, po financojnë protestat në Serbi.
Në një intervistë për nova.rs, ajo tregon se as presidenti dhe as qeveria nuk treguan ndjeshmëri, kujdes dhe keqardhje të vërtetë pas dy tragjedive që goditën Serbinë dhe për këtë arsye çdo javë mijëra qytetarë po dalin në rrugë.
Vuçiq së fundi deklaroi se organizata nga Gjermania, si fondacioni Heinrich Bell, por partitë politike (Zeleni prim.aut) po financojnë protestat në Serbi dhe se autoritetet në Beogradi kanë prova për këtë.
Von Cramon e vlerëson deklaratën si “marrëzi absolute” pasi nuk ekziston një gjë e tillë.