Site icon PrishtinaPress

Vuçiq deklarohet pas zhvillimeve të sotme në Veri

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se fajtori kryesor për gjendjen në veri të Kosovës, është kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se serbët e mbledhur në këto komuna, janë grumbulluar për t’i përdorur ndërtesat e tyre.

“Edhe pse kemi muaj që themi se Kurti ka vetëm një dëshirë për të shkaktuar konflikte në Kosovë, pakkush ka dashur të dëgjojë të vërtetën, në tre ditët e fundit edhe të dobëtit dhe analfabetët politik kanë mundur të kuptojnë se çfarë është përgatitur për sot. Gjithçka organizuar nga Albin Kurti pasi do të kishte një konflikt mes serbëve dhe NATO-s dhe ai i cili është i vetmi përgjegjës dëshiron t’i lajë duart dhe të pretendojë se nuk ka lidhje me të”, tha Vuçiq.

Ka shtuar se ndërkombëtarët nuk i kanë mbrojtur serbët, raporton B92.

 

Exit mobile version