Site icon PrishtinaPress

Vuçiq deklarohet nga Moldavia: Është e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë

Sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, tema kryesore e Samitit në Moldavi ishte bërë situata në Kosovë bashkë me luftën në Ukrainë. Ai u shpreh se delegacioni kosovar nuk kishte dashur të takohej me delegacionin serb.

Vuçiqi iu tha gazetarëve këto fjalë.

“Fatkeqësisht (situata në Kosovë) u bë kryefjala e vetë samitit. Foli Osmani. Fola edhe unë. Ata nuk deshën asnjë takim me delegacionin serb… Është gjithnjë më e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë,” – u shpreh presidenti serb, transmeton Kosovo-Online.
Edhe presidentja Osmani por edhe presidenti serb Vuçiq janë takuar sot me presidentin e Ukrainës, Volodymr Zelenskiyn.

Vuçiq tutje u shpreh se gjërat po bëhen gjithnjë e më të qarta për ata që nuk kishin të njëjtat qëndrime si Serbia ndaj Kosovës. Ai është shprehur tutje se me këdo që është takuar ka folur për Kosovën.

 

Exit mobile version