3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq bisedon për Kosovën me presidentin e Iranit dhe shefin e diplomacisë kineze

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në Nju Jork me presidentin e Iranit, Masud Pezeshkijan, dhe, siç ka theksuar ai, tema e veçantë e bisedës ishte situata në Kosovë.

Vuçiq ka shkruar në Instagram se e falënderoi Iranin për “qëndrimin e tij të palëkundur dhe të vendosur lidhur me integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

Takimi i dy presidentëve u mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Serbia që nga viti 2021 ka forcuar bashkëpunimin me Iranin, pavarësisht se bëhet fjalë për një shtet nën sanksione të Bashkimit Evropian (BE), me politikën e jashtme dhe të sigurisë të së cilit është e detyruar të harmonizohet si një shtet kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

Vuçiq për Kosovën ka diskutuar edhe me kreun e diplomacisë kineze, Wang Yi.

Siç ka shkruar në Instagram, Vuçiq ia paraqiti kreut të diplomacisë kineze “situatën gjithnjë e më të vështirë të popullit serb” në Kosovë dhe kërkoi mbështetjen kineze “në luftën për të vërtetën dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare”.

Serbia llogarit në mbështetjen e Kinës, e cila po ashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img