Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar në Instagram pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë sot.
Ai ka postuar fotografinë e 11 vjeçarit të plagosur, i cili është duke u trajtuar në spital.
I vogli mban lart tre gishta, që është edhe simbol serb
“Qofsh gjallë dhe me shëndet, Shtefan. Në Hilandar sonte po lutemi të gjithë për ty. Krishti ka lindur!” ka shkruar Vuçiq në Instagram.