Site icon PrishtinaPress

Vuçiq bëhet sikur nuk e di, pyet stafin “a e kam takimin me Macron në Pallatin Elysse?

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili ndodhet në Paris ka folur për takimet që ka pasur atje. Ka njoftuar mediat se ka takuar kryeministrin belg ndërsa ka thënë se Presidentin e Francës Emmanuel Macron e ka takuar dy herë duke e paralajmëruar edhe një takim tjetër dypalësh me të.

Por, kur ka përmendur takimin me shefin e shtetit francez është ndalur pak duke e pyetur stafin e tij “ a e kam takimin në Pallatin  Elysse”.

“Me Presidentin Macron, t’ju njoftoj, sonte kam takim në Pallatin Elysse… a është takimi në Pallatin Elysse, me siguri” ka thënë Vuçiq teksa e ka marrë konfirmimin pozitiv nga personeli i tij.

Tutje, ai ka thënë se do ta ftojë Macronin për vizitë në Serbi duke shpresuar se Presidenti francez do të shkojë në Beograd.

 

Exit mobile version