Site icon PrishtinaPress

Vuçiq: Alternativë do të ishte lufta, por nuk do t’i mbijetonim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia nuk do t’i mbijetonte një lufte të re dhe për këtë arsye duhet të mbështetet në bisedime.

Ai këto komente i bëri kur është pyetur rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

I pyetur të komentojë deklaratën e të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan, Richard Grenell, se ekziston plani i SHBA-ve që ta zgjedhin shpejtë çështjen e Kosovës, edhe pse në fund rezultoi të jetë lajm i rremë, Vuçiq u shpreh se gjithmonë ka thënë se para se gjithash duhet të bisedohet, transmeton Telegrafi.

“Sa herë që flitet për fuqitë e mëdha perëndimore që përfshihen, të gjithë kërkojnë gjysmën e Serbisë”, shtoi  presidentit serb.

Megjithatë, ai i është drejtuar gazetarëve të pranishëm me një pyetje: “A mund të paramendoni situatën tonë nëse nuk bisedojmë, çfarë do të ndodhte me popullin tonë në Kosovë, a ka ndonjë alternativë?”

“Vetëm lufta është alternativë, e ne këtë nuk e duam”, ka shtuar Vuçiq, duke theksuar se nuk janë të nevojshme konfliktet.

“Nuk do t’i mbijetonim organikisht luftës. Pas luftërave në Ballkan, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, luftërat e viteve të 90-ta… nuk do t’i mbijetonin një lufte tjetër. Kemi nevojë për politika të mençura”, tha për fund Vuçiq.

Exit mobile version