Site icon PrishtinaPress

Vuçiq akuzon ambasadorët e botës dhe shpreh mirënjohje për Hungarinë që “e kupton shumë mirë situatën në Kosovë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi në Budapest me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, tha se ai vend e kupton shumë mirë situatën në Kosovë.

“Ne do të kemi një mirëkuptim më të mirë dhe më të madh se 20, 25 vjet më parë dhe ky trend i mirëkuptimit të ndërsjellë do të vazhdojë, sepse ne sillemi si miq të sinqertë dhe të ngushtë”, tha Vuçiq në konferencën për media, duke iu përgjigjur pyetjes nëse gjatë takimit u diskutua edhe për situatën në Kosovë.

Ai shtoi se populli serb dhe ai hungarez ndjejnë afërsi në çdo vend dhe në çdo hap.

Vuçiq iu referua edhe situatës në Mal të Zi, ku siç tha ai, të gjithë ambasadorët e botës ndërhyjnë se kush lejohet të hyjë në Qeveri dhe presin që serbët t’i falënderojnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Nëse shkëputet Ulqili apo Plava, ne do ta pranojmë menjëherë, e nëse nuk na dërgoni shampanjë, do të themi se po na kërcënoni? Është si kur Kurti bën trazira dhe thonë nuk është faji i Kurtit, por i Vuçiqit”, tha ai.

Exit mobile version