1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: 99.9 përqind e shqiptarëve të Kosovës janë për pavarësi dhe kjo s’do të ndryshojë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë të martën ka folur për planin franko gjerman duke zbuluar detaje të procesit dhe takimit të së hënës në Bruksel.

Sipas Vuçiq plani i dorëzuar nga Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë ka qenë dokument i panegocieshëm dhe se kur i është dorëzuar i është thënë merre ose lëre.

Sipas Vuçiq Serbia është kërëcënuar me pasoja nëse refuzon duke theksuar se kjo do të ndodhte duke i tërhequr investitorët dhe duke i shuar mijëra vende pune në Serbi. Vuçiq ka thënë se kjo ka mundur të ndodhë pasi kompani të fuqishme janë tërhequr nga një treg i madh siç është Rusia për një kohë të shkurtër. Tutje Vuçiq ka thënë se në një përgjigje që u ka dërguar ndërmjetësve u ka thënë se është i hapur për bisedime rreth gjithckaje përvec njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në OKB.

Ai ka thënë se derisa është President i Serbisë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur por sipas tij pavarësia e saj është realitet dhe se shqiptarët nuk do të binden për një status të autonomisë brenda Serbisë

”Të ndalemi së gënjyeri veten. Kjo nuk do të ndodhë më kurrë. 99.999 përqind e shqiptarëve janë për pavarësinë e Kosovës dhe kjo s’do të ndryshojë” ka thënë Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img