Site icon PrishtinaPress

Vuçiq: 120 minuta zgjasin takimet me zyrtarët e BE-së, 119 flasim për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po merr pjesë në Selanik, në një takim të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim mes Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.
Edhe në këtë takim presidenti serb ka thënë se Kosova mbetet temë kryesore, por ka shtuar se kjo çështje nuk është gjithçka.

“Presim diskutime për infrastrukturës, problem të komunikimit, raportet rajonale gjithashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Tutje Vuçiq po vazhdon të lobojë kundër Kosovës. Ai tha se ka kërkuar nga Greqia e Rumania të mos lëvizin nga qëndrimet kundër Kosovës.

“Dy nga tre vendet pjesëmarrëse të takimit nuk e kanë njohur Kosovën, dhe kam kërkuar që të mbesin te pozicionet e tyre. Poashtu miqve tanë bullgarë ua shpjegova qëndrimet tona”, deklaroi presidenti serb.

Ai komentoi edhe deklaratën e Johanes Hahn i cili tha se Kosova nuk është gjithçka në rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Deklaroi se nga 120 minuta të takimeve, 119 janë për Kosovën.

Exit mobile version