5.7 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Vucic thotë se është e çuditshme se si Thaçi po bën diçka pa ndihmën e ndërkombëtarëve

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se “është shumë e çuditshme” që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me dorëheqjen e tij po tenton që të formojë ushtrinë e Kosovës.

Vuçiq, pas vizitës që i bëri një fabrike në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale, ka thënë se nuk është në gjendje se pse dikush në Prishtinë do të duhej ngutur ashtu për diçka siç është formimi i ushtrisë së Kosovës, gjë e cila, sipas tij, do të mund ta dërgonte tërë rajonin në kaos.

“Po ndodhin gjëra të çuditshme, po ndodhin ndryshime të mëdha në skenën e politikës botërore. Gjërat janë komplikuar, ndërsa detyrë jona është që në këto kushte të gjejmë zgjidhjen më të mirë dhe kjo është vazhdimi i dialogut, ruajtja e paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Vuçiq, kandidat për president të Serbisë, transmeton Koha.net.

Sipas tij, në bisedimet e Brukselit asnjëherë nuk është përmendur formimi i Ushtrisë së Kosovës ndërsa ka paralajmëruar se “Serbia asnjëherë nuk do ta përkrahë atë, dhe askush s’do të mundet që dhunshëm të parashtrojë këtë temë e cila për ne është e pamundshme”.

Vuçiq, siç raporton “Tanjug”, ka thënë se gjithë kjo që po ndodh me politikën në Kosovë është “e çuditshme” pasi që, siç tha ai, “shqiptarët e Kosovës kurrë s’kanë bërë diçka pa përkrahjen e një pjese të madhe të bashkësisë ndërkombëtare”.

“Nuk jam në gjendje të kuptoj pse dikush në Prishtinë në këtë moment është kaq nervoz dhe të godas diku e të nxitojë, gjë e cila do të mund ta çonte tërë rajonin në katastrofë. Ata thonë ‘kthejeni Listën Serbe’. Mirë, Lista Serbe kthehet, e më pas çka? Sikur Lista Serbe do të votonte! Por, edhe sikur të mos votonin, ata do ta interpretojnë se pjesëmarrja e tyre në Kuvend ka qenë e mjaftueshme që të nxirrej në votim ushtria e Kosovës. Këtë s’do ta përkrahin serbët”, ka vlerësuar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Tutje, ai ka deklaruar se “Beogradi deri më tani ka përmbushur 90 për qind të marrëveshjeve të Brukselit” dhe ka shtuar se dëshiron vazhdim të dialogut me Prishtinën.

“Besoj se sërish do të bisedojmë dhe do të hapim tema me interes të përbashkët për të gjithë ne, e ato janë autostradat, hekurudhat, unioni kufitar. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen. Nëse ia dalim që të merremi vesh për unionin kufitar, jam i bindur se këto pasione do të largoheshin. Askujt më nuk do t’i binte ndër mend të hyjë në aventura politike”, deklaroi Vuçiq.

Vuçiq ka konstatuar se, në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë pret që “nga të gjitha shërbimet të ketë informata se çfarë po ndodh në Kosovë e Metohi dhe në rrethinë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img