1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiç shpallë zgjedhjet në Serbi me 17 dhjetor

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, shpalli të mërkurën edhe zyrtarisht mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare me 17 dhjetor, të tretat me radhë në tre vjet e gjysmë në Serbi.

Duke nënshkruar vendimin për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve, presidenti serb tha se “po jetojmë në kohë të vështira për mbarë botën, në kohën e sfidave globale, luftërave dhe konflikteve, në kohën kur është e nevojshme që të gjithë të jemi të bashkuar në luftën për ruajtjen e interesave jetike kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Serbisë, një kohë kur do të përballemi me presione të shumta për shkak të marrëdhënieve me Kosovën dhe çështje të tjera rajonale dhe botërore”.

Pushteti në Serbi është përballur me trysni në rritje nga opozita pas dy sulmeve masive në pranverën e këtij viti që lanë pas vetes 17 të vrarë, duke nxitur zemërimin e publikut dhe protesta masive kundër qeverisë.

  • Advertisement –

Shpallja e zgjedhjeve të reja, ndodhë në një periudhë përpjekjesh diplomatike perëndimore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, mes tensioneve që pasuan një sulm të një grupi serbësh të armatosur ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img