Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se Prishtina ka dërguar 18 autoblinda në veri të Kosovës, me qëllim që të krijohet konflikt.
Në konferencën e jashtëzakonshme për media, pas ndaljes së trenit të nisur nga Beogradi për në Kosovë, Vucic ka thënë se për këtë gjë do ta njoftojëRusinë, Kinën, Mogherinin duke thënë se Kosova po luan luftash, raporton Gazeta Express.
Po ashtu Vucic ka thënë se do ta kontaktojë edhe Joe Biden.
Kryeministri serb ka shtuar se shteti i tij e do paqen dhe u ka bërë thirrje serbëve për qetësi.