Kur u pyet se si duket kur ulen së bashku në tavolinë, Vuçiç tha: “Mirë, ata thonë të tyret, ne themi tonat, nuk jemi dakord për asgjë”.
Megjithatë, ai nënvizoi se Serbia “thelbësisht dhe strategjikisht” duhet të marrë një vendim me vetveten.
“Duhet të mendojmë për veten dhe për të ardhmen tonë, kam frikë se pala tjetër nuk është serioze dhe po merren me gjërat e tyre ditore politike, a do të jetë pas një muaji, dy, tre, gjashtë, por një ditë dikush do të duhet të formojë Asociacionin. Kur kjo të ndodhë, atëherë na takon ne të diskutojmë tema jo të lehta dhe të vështira për ne”, theksoi presidenti serb.