1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vuçeviq: Serbia nuk pranon formimin e Asociacionit jashtë parimeve të dakorduara

Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka thënë në një bisedë me delegacionin e Senatit të Shteteve të Bashkuara dhe senatorëve Chris Murphy dhe Gary Peters se Serbia nuk do të pajtohet me përpjekjet e Kosovës për të formuar Asociacionin përtej parimeve tashmë të dakorduara me marrëveshjen e Brukselit.

Vuçeviq, gjatë diskutimit për sigurinë rajonale, përmendi “mungesën e vazhdueshme të gatishmërisë së përfaqësuesve Kosovës për diskutime lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, obligim të cilin pala kosovare  e ka pranuar qysh në vitin 2015.

Ai, siç pretendohet në kumtesën e ministrisë së tij, ka thënë se duke vepruar kështu, pala kosovare “në mënyrë të njëanshme po redukton mundësinë e vendosjes së një dialogu konstruktiv” që do të kontribuonte në pajtimin përfundimtar në Ballkanin Perëndimor, vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimi i besimit të ndërsjellë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img