-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vuçeviq merret vesh me Vuçiqin – i tregon në cilat raste të invervenojë ushtria serbe në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se në rast të vrasjes dhe, siç e quajti ai, dëbimit të serbëve të Kosovës, Forcat e Armatosura të Serbisë do të ndërhyjnë.

Vuçeviq këtë e deklaroi për RTS-në, duke thënë se kjo po bëhet në përputhje me urdhrin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“E gatshme për të kryer çdo detyrë, Serbia ka përcaktuar nga ana politike se cilat janë vijat e kuqe kur Serbia gjendet në një situatë ku kërcënohen interesat më vitale kombëtare dhe shtetërore. Fjala është për skenarë kur dikush fillon të vret serbët, kur fillon likuidimi fizik i popullit tonë nga Policia e Kosovës, dëbimi i serbëve, pogromi, gjithçka që na ka ndodhur para 20 apo 30 vitesh, ato situata do të ishin vërtet jo vetëm alarm i ku”, deklaroi ai.

Vuçeviq e ka lënë fajtor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për gjendjen e krijuar në veriun e Kosovës, teksa ka paralajmëruar që situata e sigurisë është mjaft e rrezikuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img