9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vritet një person nga të shtënat me armë zjarri në Prizren, i dyshuari në arrati

Një person rreth moshës 48-vjeçare ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

Rasti raportohet të ketë ndodhur këtë të diel në lagjen Arbana në Prizren dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i emergjencës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga organet e rendit.

“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana të Prizrenit. Dyshohet se një person ka shtënë me armë në drejtim të viktimës rreth moshës 48 vjeç. Policia janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga policia”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img