Shkrepja e armës aksidentalisht nga një 47-vjeçar në drejtim të një 38-vjeçari, mëngjesin e sotëm në Kolovicë ka rezultuar fatale. Viktima është qëlluar me armë gjuetie dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur për Sinjalin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe viktima është dërguar nga familjarët pa shenja jete në këtë qendër, ku është konstatuar vdekja e tij.
Ndërkohë burimet e afërta me familjen kanë thënë për Sinjalin se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.
Sinjali mëson se nga Emergjenca është njoftuar Policia, por akoma nuk ka informacion nëse është arrestuar ndonjë person./Prishtinapress/