Site icon PrishtinaPress

Vritet në vijën e parë të frontit gazetari i BBC-së që u bë vullnetarisht ushtar

Një gazetar ukrainas i cili më parë ka punuar për BBC-në është vrarë duke luftuar në vijën e frontit.

Oleksandr Bondarenko doli vullnetar për mbrojtjen e territorit të Ukrainës pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022 dhe më vonë u bë pjesë e ushtrisë.

Detajet se si ai u vra në aksion nuk dihen ende, raporton BBC News.

Bondarenko, i njohur si Sasha ose Sashko, ka punuar në shërbimin ukrainas të BBC-së nga viti 2007 deri në 2011, duke transmetuar nga Kievi.

Siç transmeton Express, kolegët e tij i bënë homazhe reporterit dhe prezantuesit të “jashtëzakonshëm” të lajmeve.

Exit mobile version