Është vrarë këngëtari turk, Onur Sener, pasi refuzoi të këndonte një këngë që iu kërkua nga disa persona.
Këngëtari i cili po këndonte në një lokal, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, është vrarë nga tre persona, me të cilët ka pasur një konflikt verbal. Sener u godit me shishe qelqi, ku ka mbetur i lënduar rëndë nga copat e xhamit në fyt. Përkundër ndërhyrjeve mjekësore ai ka ndërruar jetë në spital, shkruan Hurriyetdailynews.
Deri te konflikti erdhi atëherë kur viktima refuzoi të këndonte këngën që iu kërkua nga grupi me arsyetimin se nuk e dinte.
Në përleshje u përfshinë edhe stafi i lokalit dhe klientët.
Ekipet e Departamentit të Policisë së Ankarasë kanë arrestuar tre të dyshuar të lidhur me incidentin.