Një komandant i shquar i milicisë pro-iraniane është vrarë nga njerëz të armatosur të panjohur në Irak .
Udhëheqësi i Forcave të Mobilizimit Popullor, Taleb Abbas Ali al-Saedi u qëllua për vdekje të shtunën vonë në Karbala, një qytet rreth 70 kilometra në jugperëndim të Bagdadit, transmeton Telegrafi.
Mediat lokale raportuan se al-Saedi ishte ‘vrarë’ nga njerëz të panjohur me armë, por asnjë detaj i mëtejshëm nuk është i disponueshëm.
Al-Saedi ishte komandanti i Brigadës së Karbala, një njësi brenda grupit të ombrellave PMF të mbështetur nga Irani. /Telegrafi/