Ish-futbollisti i Maccabi Tel Aviv, Lior Asulin rezulton në mesin e sulmeve të Hamasit të ndërmarra të shtunën në mëngjes në festivalin muzikor, Supernova.
Ishte 43 vjeç dhe e kishte ditëlindjen vetëm një ditë më herët.
Mijëra njerëz, izraelitë dhe palestinezë janë vrarë që kur nisi konflikti mes dy vendeve pas sulmeve me raketa dhe me këmbësori nga ana e organizatës Hamas.
Si rezultat i situatës delikate kampionatet e futbollit janë pezulluar, njëjtë si përballjet e Kombëtares izraelite.
Disa lojtarë të huaj kanë vendosur të largohen nga ky shtet për një kohë.
Në situatën aktuale, shumë linja ajrore i kanë suspenduar udhëtimet për në Izrael dhe prej tij. /Gazeta Express/