0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vritet 45-vjeçari kosovar në Itali, pesë të tjerë janë lënduar rëndë

Një 45-vjeçar nga Kosova vdiq mbrëmë në Treviso të Italisë nga plagët e marra gjatë një përleshjeje.

Përleshja, sipas mediave italiane, ndodhi mes disa personave nga zona e Ballkanit.

“Gjakderdhje e rëndë pak para orës 22:00 të së mërkurës në mbrëmje në Viale në Treviso. Sipas disa dëshmitarëve, një grup rumunë dhe kosovarë janë përballur me njëri-tjetrin jashtë lokalit La Musa”, raporton Trevisotoday, transmeton Gazeta Express.

Viktima ishte goditur disa herë me thikë.

Pjesëmarrësit e tjerë, rreth 20 burra, u plagosën, disa më lehtë e disa më rëndë.

Pesë prej tyre janë shtruar në urgjencë në spital pas plagëve nga therjet.

Videon mund ta shikoni KËTU.

/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img