Site icon PrishtinaPress

Vriten më sëpatë katër fëmijë në një çerdhe në Brazil

Katër fëmijë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me sëpatë në një çerdhe në qytetin jugor të Brazilit, Blumenau.

Sipas policisë lokale raportohet se viktimat – tre djem dhe një vajzë – ishin të moshës ndërmjet pesë dhe shtatë vjeç.

Jorginho Mello, guvernatori i shtetit të Santa Catarina, ka thënë në Twitter se një i dyshuar mashkull është arrestuar.

Ndërkohë, një oficer policie ka thënë për CNN Brazil se i dyshuari, i moshës 25 vjeç, mendohet se ka kërcyer mbi një mur në sheshin e lojërave të çerdhes Cantinho Bom Pastor, përpara se të sulmonte fëmijët.

Ai ishte larguar pasi mësuesit u kanë dalë në mbrojtje fëmijëve dhe më vonë ishte kthyer në polici.

Guvernatori Mello si dhe presidenti Brazilian Luiz Inacio Lula da Silva kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet.

“Nuk ka dhimbje më të madhe se ajo e një familjeje që humbet fëmijët apo nipërit e saj, aq më tepër në një akt dhune ndaj fëmijëve të pafajshëm dhe të pambrojtur,”– ka shkruar Lula në Twitter/PrishtinaPress/

Exit mobile version