2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vriten katër persona në Tulsa të Oklahomës, tjetër sulm masiv në SHBA – me pushkë e revole qëlloi mbi civilët në ndërtesën e spitalit

Një sulmues i armatosur ka vrarë katër persona dhe shumë tjerë i ka plagosur brenda ndërtesës së spitalit në Tulsa të Oklahomas.

Zyrtarët policorë akoma nuk kanë zbuluar identitetin e sulmuesit, transmeton Telegrafi.

“Besojmë se askush më nuk është në rrezik dhe se sulmuesi nuk ka pasur për qëllim t’i qëllojë të gjithë në ndërtesës, por vetëm ata në katin e dytë ku u krye masakra”, tha një zyrtar policor për CNN.

Në anën tjetër, zëvendës-sherifi i Tulsas, ka konfirmuar se katër persona janë vrarë në një sulm dhe se sulmuesi sipas tij mund të ketë kryer vetëvrasje.

Sulmuesi ka qenë i armatosur me pushkë dhe revole, e siç raporton CNN sipas të dhënave të një organizate joqeveritare, në SHBA brenda një viti janë regjistruar 233 vrasje masive – përfshirë këtë në Tulsa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img