0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Vriten 30 persona në Afganistan, plagosen disa të tjerë

Afganistani vazhdon të mbetet qendër e sulmeve të shumta terroriste.

Të paktën 30 persona u vranë dhe shumë të tjerë u lënduan nga një shpërthim i fuqishëm që tronditi Afganistanin.

Ndërkohë që një tjetër sulm me autobombë në qytetin Pul-a Alam në Logar plagosi të paktën 30 kalimtarë.

Ngjarja me shumë viktima u shënua pranë një spital ku ndodhet dhe konsikri i studentëve.

Sipas autoriteteve, pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj të cilët kishin mbërritur në qytet për të dhënën provimet e pranimit në shkollën e lartë.

Deri në këto momente asnjë grupim nuk e ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve të përgjakshme.

Pavarësisht situatës ushtritë e angazhuara për ruajtjen e paqes vazhdojnë tërheqjen.

Gjermania nisi zyrtarisht tërheqjen e trupave duke i dhënë fund një dislokimi që zgjati gati 20 vjet, raporton Ora Neës.

Misioni i NATO-s “Mbështetja e Vendosur”, të cilit Gjermania i kontribuoi kontigjentin e dytë më të madh, është planifikuar të largohet jo më larg se muaji shtator.

Sipas informacioneve nga media gjermane, ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer ka urdhëruar forcat speciale të Gjermanisë KSK të ndihmojnë në mbulimin e tërheqjes, mes frikës se talebanët mund të përfitojnë nga numri në rënie i trupave.

Ushtria do të tërheqë më shumë se 100 automjete dhe helikopterë, plus një total prej rreth 800 kontejnerësh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img