Mediat serbe i kanë konsideruar si skandaloze thirrjet e tifozëve shqiptarë dhe të atyre kroatë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Shkupit.
Tifozët e Dinamos “Bad Blue Boys” dhe “Shvercerat” e Shkupit, në duelin e zhvilluar në stadiumin “Maksimir”, bashkërisht thirrën: “Vrite serbin”.
Tifozët shqiptarë po ashtu në kryeqytetin kroat e shpalosën flamurin me logo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.
E këto veprime i kanë çartur serbët dhe mediat e këtij vendi.
“Skandal në Zagreb: “Vrite serbin brohorisnin në stadiumin “Maksimir”, në tribunë ishte edhe flamuri i organizatës famëkeqe”, ka shkruar mediumi serb, “Blic”.
SHVERCERAT në Zagreb!
NA JENA SHKUPI???? pic.twitter.com/6OFeckxMkO— Florent (@florrent_) July 19, 2022
Ky i fundit ka kërkuar nga UEFA që të reagojë dhe t’i dënojë këto dy klube dhe tifozeritë e tyre.
Por, këto thirrje ishin një përgjigje ndaj tifozëve serbë dhe të atyre pro-serbë, të cilët vazhdimisht bëjnë thirrje kundër shqiptarëve.
Po ashtu, urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve e shprehin edhe përmes koreografive dhe shkrimeve në tribuna dhe jashtë stadiumit.
Sa për informatë, ndeshja ndërmjet Dinamos dhe Shkupit përfundoi baras, 2:2. /Gazeta Express/