Një 34 vjeçar është arrestuar në Tiranë.
A.M, dyshohet se në vitin 2017, në qytetin Ulm të Gjermanisë ishte konfliktuar me një shqiptar tjetër Xh.M, të cilin e ka vrarë duke e qëlluar me mjete të forta.
Gjykata e Ulm-it e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe e kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim.
Policia në veturën e 34-vjeçarit gjatë një kontrolli, kishte gjetur dhe konfiskuar një sasi të kokainës.