Site icon PrishtinaPress

Vrau shqiptaren pas ndarjes, rrëfimi i 27-vjeçarit: Nuk e kam problem të qëndroj në burg

Sefayou Sow, 27-vjeçari me origjinë nga Guinea që vrau ish të dashurën Daniela Neza, 29 vjeçare me origjinë shqiptare pas përfundimit të lidhjes ka treguar se armën e kishte gjetur në një kopsht të vogël pranë detit Savona.

I riu i cili u përlot disa herë gjatë marrjes në pyetje, shprehu keqardhje për vrasjen. “Nuk e kam problem të qëndroj në burg, vetëm më vjen keq që e vrava“.

Mediat italiane shkruajnë se i riu nga Guinea e ka qëlluar me plumb në kokë shqiptaren pas ndarjes së tyre.

Exit mobile version