Site icon PrishtinaPress

Vrau gruan nga xhelozia, dënohet me 25 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues, duke e dënuar me dënim unik prej 25 vjet burgim Ragip Gashin, për akuzën se kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij M.G i nxitur nga motivet e ulëta të xhelozisë, në mënyrë dinake.

Aktgjykimi ndaj Gashit u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Gashi për “Vrasje të rëndë” u dënua me 24 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 2 vite burgim. Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik prej 25 vjet burgim.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i akuzuari Ragip Gashi më 21 dhjetor 2016 në Prishtinë, në lagjen “Mati 1”, i nxitur nga motivet e ulëta të xhelozisë, në mënyrë dinake e privon nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën M.G, raporton Betimi për Drejtësi.

Aktgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarit Gashi.

Exit mobile version