0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Vrau gruan me shufër metalike, gjykata në Gjilan ia uli dënimin nga burgim i përjetshëm në 25 vjet

Gjykata Themelore në Gjilan, ka dënuar me 25 vjet burgim të akuzuarin Nuhi Mavrovqani për vrajsen e bashkëshortes.

Nuhi Mavrovqani në muajin dhjetor të vitit të kaluar ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas, por rasti është kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit vlerësoi se aktgjykimi i tij nuk është përpiluar në bazë të dispozitave ligjore.

I akuzuari dyshohet se me datë 25.07.2020 rreth orës 12:00 minuta, në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Berivojcë, Komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare më parë dhe në ditën kritike, më dashje e ka privuar nga jeta anëtaren e familjes, bashkëshorten e tij tani të ndjerën S. M.

Sipas Gjykatës, çifti fillimisht janë fjalosur e më pas i pandehuri ka marrë një shufër metalike – mjet të përshtatëm me gjatësi 73 cm, e godet fillimisht në parakrahun e dorës së majtë dhe më pas njëherë në anën e majtë të kokës e cila rrëzohet në dysheme, më pas i pandehuri vazhdon të godas me shufër metalike disa herë, duke i shkaktuar plagë të hapura në kokë, të cilat plagë kanë qenë vdekjeprurëse për viktimën.

Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, në përbërje të kryetarit, Sabedin Mushica dhe anëtarëve Agim Ademi dhe Naser Maliqi, pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe shtjellimit të provave, ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite burgim.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img