0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vrau gruan, djalin dhe më pas vetën – Policia jep detaje nga vrasja e trefishtë në Lipjan

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur ditën e premte në fshatin Rufc të vjetër, komuna e Lipjanit.

Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke konfirmuar se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten, djalin e tij dhe më pas vetën, tran.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur një revole dhe 4 gëzhoja.

“Fsh. Rufc i Vjetër, Lipjan 28.07.2023 – 16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet.

Ndryshe, edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se vrasja e trefishtë në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur brenda familjes.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.

“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img