Site icon PrishtinaPress

Vrau biznesmenin italian, shqiptari dënohet me 12 vite burg

49-vjeçari shqiptar Ilir Leba është dënuar me 12 vite burg nga autoritet italiane.

Leba një vit më parë vrau me thikë biznesmenin italian, Tommaso Dini.

Shqiptari, i cili edhe ai ishte një sipërmarrës kishte përfunduar në gjyq i akuzuar për vrasjen e agjentit të pasurive të paluajtshme Tommaso Dini në Piazza Piave, në Scandicci (Firence) më 27 mars 2022.

Sipas mediave, Leba po ashtu do të duhet të paguajë edhe një shumë provizore prej rreth 260 mijë euro për familjarët e sipërmarrësit italian.

Nga hetimet e autoriteteve italiane rezulton se shkak i kësaj ngjarje dyshohet se ka qenë shitja e një shtëpie./PrishtinaPress/

Exit mobile version