Site icon PrishtinaPress

Vrau “Amerikanin” në Greqi, shqiptari: Më shiti kokainë të përzier

38-vjeçari shqiptar, Izbi Çaushi, i cili akuzohet për vrasje me paramendim të 47-vjeçarit grek të njohur me nofkat  “Amerikani” dhe  “Gus”, mëngjesin e 20 janarit në Kalamata është lënë në arrest me burg.

Gjatë dëshmisë së tij në hetuesi, shqiptari ka pretenduar se “Amerikani” i kishte shitur kokainë të “prishur” dhe se e kishte dërguar në spital.

Kjo ka qenë arsyeja sipas tij që ka dashur të kërkojë shpjegim dhe ka “përfituar” nga fakti që 22-vjeçari bullgar i akuzuar si bashkëpunëtor, po shkonte të blinte kokainë nga “Amerikani”.

Kjo ka qenë arsyeja, sipas pretendimeve të 38-vjeçarit, që ka dashur të kërkojë shpjegim dhe ka “përfituar” takimin e bërë nga i bashkëakuzuari 22-vjeçar për të blerë kokainë nga“amerikani”.

Exit mobile version