-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vrau aksidentalisht kolegun gjatë orarit të punës, arrestohet 61-vjeçari

61-vjeçari që vrau aksidentalisht kolegun e tij gjatë orarit të punës në qendrën tregtare “Megatek” ditën e djeshme është arrestuar nga policia.

Mbi të akuzuarin rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Si u vra kolegu i të arrestuarit

Ledjan Dervishi, 32 vjeç është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune i quajtur pirun që drejtohej nga Eduart Dauti, 61 vjeç.

Mësohet se i riu kishte hipur në një “pirun” dhe ka rënë.

Në momentin që ka rënë ai është shtypur nga një tjetër “pirun” që drejtohej nga një 61-vjeçari.

I riu u dërgua në spitalin e Traumës me shenja jete, por pas disa orësh ai nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimi i policisë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet pune (pirun) dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar shtetasin L. D., i cili ka humbur jetën më pas, në Spitalin e Traumës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img