Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vrasjeve që kanë ndodhur së fundmi në Vushtrri.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se këto dy vrasje janë këmbana të fuqishme për ata që kanë vesh.
Siç thotë ai, kemi hyrë në një rrugë të gabuar si shoqëri dhe kemi arritur në një pikë kritike kur dhuna, vrasjet dhe tragjeditë janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme.
“Dy vrasjet e fundit janë këmbana të fuqishme për ata që kanë vesh. Kemi hyrë në rrugë të gabuar si shoqëri. Kemi arritur në një pikë kritike kur dhuna, vrasjet dhe tragjeditë janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Dje, një djalë 19-vjeçar u vra pas iftarit, duke u qëlluar dhe duke u kthye në shtëpi pa frymë. Dhe sot, një tjetër vrasje e tmerrshme ku një grua e pafajshme u vra. Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të kuptuar se kemi nevojë për një reflektim serioz gjithë-kombëtar dhe një ligj të fortë për armët pa leje? A duhet të ndodhin edhe më shumë humbje jetësh për të reaguar si shoqëri?”, ka shkruar Tahiri, njofton Klankosova.tv.