11.3 C
Pristina
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

spot_img

Vrasjet në Vushtrri, kryetari i Komunës thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se dy ditët e fundt kanë sjellur ndodhi tragjike dhe se nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për humbjen e jetëve të qytetarëve.

Ai tha se kanë thirrur mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, raporton Periskopi.

“Ky ka qenë një moment shumë i vështirë për të gjithë ne dhe për komunitetin tonë. Për këtë arsye, direkt kam thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi”, ka thënë Idrizi.

Idrizi i’u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe qytetarëve të Vushtrrisë.

“Organet e sigurisë po i trajtojnë këto dy raste dhe ne presim që drejtësia ta thotë fjalën e fundit”, ka thënë tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img