0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Vrasjet në vend, Musa: Shqiptarët mbajnë njëfarë krenarie, për një shuplakë kundërpërgjigjja është vrasja

Avokati Skender Musa, ka folur për vrasjet e shumta në vend. Ai ka përmendur disa faktor, që po ndodhin vrasjet, por potencon krenarinë e shqiptarëve, ku sipas tij për një fyerje, ose për një shuplakë, kundërpërgjigjja është vrasja.

“Një element është elementi i trashëguar i të drejtës zakonore, ku shqiptarët mbajnë njëfarë krenarie, e kjo në vendet tjera nuk ndodh, që për një fyerje ose për një shuplakë kundërpërgjigjja të jetë, vrasja”, ka thënë Musa.

Gjithashtu Musa thotë se element tjetër, se pse po ndodhin kaq shumë vrasje është edhe qasja e lehtë për gjetjen e armëve në Kosovë.

“Është një element se kushdo që dëshiron të ketë armë në Kosovë, e gjen pa problem. Nuk hetohen dhe nuk gjykohen siç duhet ata të cilët posedojnë ose merren me trafikim të armëve”, është shprehur Musa.

Musa tregon se nga praktika e tij si avokat, vrasjet në Kosovë nuk planifikohen sikurse në vendet e tjera, ai thotë se gjatë një përleshje njëri nxjerr armën dhe e vret kundërshtarin./RTV Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img