4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vrasjet në Velipojë, Rama planifikon ristrukturimin e policisë

Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka thirrur ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtuesit e policisë, për të nisur një fazë të re të ristrukturimit, që pritet të bëhet brenda disa javëve.

“Unë kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe disa drejtues kryesorë të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur, por për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet me disa javë dhe të mos presim fundin e verës”, tha kreu i qeverisë.

“Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë punën në Vlorë, këtu kemi shumë sfida që kanë të bëjnë dhe me administrimin e vogël. Unë jam i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit”, shtoi ai.

Ndërkaq, një vrasje e rënë ka ndodhur mbrëmë në Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit, kanë mbetur të vrarë shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç, si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Sipas policisë në Shkodër, ngjarja e rënë ka ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, njofton Euronewsal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img