Familjarët e Dan Hutrës autorit të vrasjeve të 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave, kanë frikë nga hakmarrja.
Të afërm të Dan Hutës kanë kërkuar në Policinë e Tiranës mbrojtje pasi kanë parë disa video të shpërndara në rrjetet sociale nga familjarë të familjes Hysa që flasin për hakmarrje.
Përpara togave të zeza ku u njoh me masën e sigurisë burg pa afat Dan Hutra nuk shprehu asnjë pendesë për krimet e kryera. Prokuroria kishte ngritur ndaj tij 5 akuza. ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’ ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.