Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Briken Sanaj 39 vjeç nga Lezha. Ai mbërriti i vdekur në spital, thonë burimet. Motivet e krimit janë të paqarta.
Hetuesit dyshojnë se 39-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku nga një automjet në lëvizje. Pas të shtënave, makina u largua në drejtim të paditur.
Në vendngjarje shkoi policia dhe ka rrethuar zonën, teksa po vijojnë hetimet për të zbardhur tërësisht dinamikën.